Kuba bashkëpunon me Iranin për vaksinën kundër COVID-19

Nga Exit News
Kuba bashkëpunon me Iranin për vaksinën kundër COVID-19

Kuba do të bashkëpunojë me Iranin për vaksinën kundër COVID-19.

Autoritetet kubane njoftuan të premten se kanë nënshkruar një marrëveshje me Republikën Islamike për të dërguar atje kandidatin e saj më të përparuar të vaksinës dhe për të kryer provat klinike të fazës së fundit.

Kuba dhe Irani janë të dy nën sanksione të ashpra amerikane por që përjashtojnë ilaçet.

Irani nisi provat në njerëz të kandidatit të tij të parë të vaksinës së COVID-19 në fund të muajit të kaluar, ndërsa Kuba ka katër kandidatë aktualisht që po i teston tek njerëzit.

Sapo kandidati i saj më i përparuar, Soberana (Sovran) 2, të ketë përfunduar provat e Fazës II, të cilat filluan në 22 Dhjetor, ajo do të testohet në provat e Fazës III në rreth 150,000 njerëz në Havana, kanë thënë zyrtarët.

Kuba nuk ka një normë të lartë infeksioni për shkak të menaxhimit të suksesshëm të shpërthimit të COVID-19, ndërsa Irani ka qenë vendi më i goditur në Lindjen e Mesme.

Përveç zhvillimit të vaksinës së tij, Irani po merr pjesë në skemën COVAX. Megjithatë, Udhëheqësi i saj Suprem të Premten ndaloi qeverinë të importonte vaksina COVID-19 nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, duke etiketuar fuqitë perëndimore “të pabesueshme”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>