
Autoriteti Rrugor njofton se në autostradën Tiranë – Elbasan do të zhvillohen punime të enjten e për pasojë automjetet do të duhet të qarkullojnë vetëm në një korsi në të dyja drejtimet e lëvizjes.
Sipas ARrSh punimet zhvillohen për riparimin e trafikndarësve.
Qarkullimi i automjeteve do të bëhet vetëm në një korsi nga rrethrrotullimi i Ibës deri te rrëshqitja e Ibës.