Koronavirusi u shfaq dy muaj më parë në qytetin Vuhan në Kinë. Deri më tani ai është përhapur në 30 vende. Me përhapjen e shpejtë ka nisur edhe përhapja e lajmeve keqinformuese në rrjetet sociale.
Fenomeni i përhapjes së lajmeve të rreme ose keqinformuese është kthyer në shqetësim për Organizatën Botërore të Shëndetit, e cila e ka quajtur fenomenin “infodemik”.
Facebook lajmëroi se do të hiqte çdo lajm të rremë të konstatuar nga autoritetet. Twitter ka vendosur një lidhje në faqen e vet, e cila i lidh me Qendrën Amerikane të Sëmundjeve ata që kërkojnë për koronavirusin.
Bazuar në organizatat që merren me vërtetimin e lajmeve në Britani dhe në SHBA, disa nga lajmet e rreme të përhapura në rrjet janë:
— Kina po kërkon leje nga Gjykata e Lartë për të vrarë njerëz të infektuar me koronavirus.
— Shkencëtarët kanë gjetur se njerëzit janë infektuar me koronavirus pasi kanë ngrënë lakuriq nate. Në fakt, shkencëtarët kanë zbuluar se lakuriqi i natës është burimi i virusit, por nuk dihet nëse ai ka kaluar nga lakuriqi te njeriu, apo përmes ndonjë kafshe tjetër.
— Shkencëtarët kanë parashikuar se virusi do të vrasë 65 milionë njerëz.
— Kina ka ndërtuar një armë biologjike dhe e ka lëshuar nga një laborator në Vuhan.
— Spiunët kinezë e sollën virusin nga Kanadaja.
— Ekziston vaksina e koronaviruasit.
— 100 mijë të infektuar të konfirmuar deri në janar.
— Rasti i parë në Kanada ishte një adoleshente në TikTok.
— Qeveria kineze ndërtoi një spital brenda natës.