
Dy vëllezër, 31 dhe 24 vjeç, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lojme, Kukës.
Sipas njoftimit të policisë së Kukësit, të rinjtë dyshohet se kanë përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.
Prokuroria e Kukësit po vazhdon hetimet.