Kultet fetare mund të hapen më 18 maj. “Besoj që më 18 maj kur do të jetë konfiguruar gjithë projekti i fazës së dytë të mund të japim edhe disa indikacione konkrete për institucionet fetare”, tha Kryeministri Edi Rama në një mbledhje on line me përfaqësuesit e besimeve fetare në Shqipëri.
Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, Imzot George Frendo, Kryepeshkopi Anastas, Baba Mondi, Genti Kruja dhe Ylli Doci i kërkuan Kryeministrit hapjen e kulteve fetare për besimtarët, me masa ët rrepat sigurie.
Një grup besimtarësh myslimanë i kërkuan më parë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë të hapë xhamitë. Ata kanë thënë se është e pashpjegueshme se pse KMSH nuk i hap xhamitë, duke respektuar të gjitha rregullat e nevojshme të distancimit social dhe higjienës, gjatë muajit të Ramazanit.