
Erion Isufi, kunati i kreut të PD-së, Lulzim Basha ka kallëzuar në SPAK, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Isufi e akuzon Veliajn për shpifje, pasi ky i fundit deklaroi se Isufi kishte aplikuar për leje ndërtimi të një vile në Bashki.
Ai gjithashtu e akuzon Veliajn se po shpif në lidhje me ekzistencën e 4 vilave.
Veliaj në një takim me banorët e një njësie në Tiranë deklaroi:
“Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një kontejneri për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë!”