
Ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë do të mbahet më 30 maj, në orën 19:00, tek stadiumi ‘Air Albanian, njoftoi Federata Shqiptare e Futbollit.
Në finale do të përballen KF Skënderbeu – KF Vllaznia.
Skenderbeu mundi Teutën, dhe u klasifikua për finalen. Ndërsa, Vllaznia mundi KF Laçin.
Dy ekipet përballen të dyja për herë të dytë, pas vitit 1965, kur kupa u fitua nga Vllaznia.