Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një fushatë për të nxitur mbjelljen e pemëve nga qytetarët, duke ngjitur postera vëtëdijësues në pemët e Parkut të Liqenit.
Por, në mënyrë ironike e ndoshta domethënëse, sponsor për prodhimin e këtyre posterave është Bankers Petroleum—një ndër ndotësit më të mëdhenj të mjedisit në vend, shfrytëzues, pa pothuajse asnjë kompensim për vendin, i një prej pasurive më të mëdha tona natyrore.
Edhe pse më pak ironik, një tjetër sponsor është Spitali Amerikan, përfitues i konçesionit të debatuar 10 vjeçar të dializës.
Politikanët dhe klientët e tyre janë kudo e gjithmonë bashkë.