Kurti kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Nga Exit News
Kurti kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO  do të rrisë sigurinë në rajon. Përmes një postimi në Twitter, pas takimit me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, Kurti u shpreh se:

“Unë theksova se prania Kosovës është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe rritjen e sigurisë dhe anëtarësimi i #Kosovës në #NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”.

Gjatë ditës,  Albin Kurti do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi si dhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Kurti në vizitën e tij të parë në Bruksel, që prej se është zgjedhur kryeministër i Kosovës, po ashtu do të marrë pjesë në një seancë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Mbrëmjen e së mërkurës, Kurti u takua edhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe siç njoftoi qeveria e Kosovës, në këtë takim, Kurti ka thënë se dialogu do të jetë parimor dhe i përgatitur mirë, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>