
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua me Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, të hënën.
Në takim u diskutua për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Lajmin e dha Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Kosnett, i pranishëm në takim.
“Diskutim produktiv dhe i gjërë me Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, mbrëmë. Procesi i dialogut vazhdon të mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik”, shkroi në Twitter, Ambasadori Kosnett.