Kurti dhe Zaev ndërhyjnë në zgjedhjet e 25 prillit

Nga Exit News
Kurti dhe Zaev ndërhyjnë në zgjedhjet e 25 prillit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Shqipërisë në 25 prill.

Kurti mbështeti hapur në rrjetet sociale tre kandidatët e pavarur që garojnë nën siglën e LVV-së në Shqipëri, Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.

Madje anëtarë të qeverisë së Kosovës dhe deputetë të LVV-së erdhën ën Shqipëri për të mbështetur në fushatë këta kandidatë.

Kryetari i opozitës kosovare e akuzoi Kurtin se nuk po punon në Kosovë për shkak të angazhimit në zgjedhjet në Shqipëri.

Ndërsa, Kryeministri i Maqedonisë së Veritu i bëri thirrje maqedonasve në vend të votojnë për Edi Ramën. Në një postim në rrjetet sociale, Zaev shkroi:

“Në listën e PS, mikut tim të dashur Edi Rama është edhe Vasil Sterjovski, një maqedonas dhe prej dy vitesh është pjesë e Parlamentit në Shqipëri. Dita kur Sterjovski u bë deputeti i parë maqedonas në Parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të përfaqësuar maqedonasit në Parlamentin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve që në 25 prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe Partinë Socialiste”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>