
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përshendetur vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e të gjtihë ambasadorëve të vendit.
Në një postim në Facebook, Kurti akuzoi qeveritë e mëparshme për “mbingarkimin e Shërbimit të Jashtëm me diplomatë politikë, duke e kaluar kështu kuotën e paraparë ligjore”.
Ai kërkoi emërimin sa më shpejt të diplomatëve të rinj, “ku numrin dukshëm më të madh do ta përbëjnë diplomatët e karrierës”. “Ligjshmëria, reformat strukturore dhe meritokracisë janë shtyllat e qeverisjës sonë”, shtoi Kurti.
Osmani shkarkoi më 19, me propozim të qeverisë të gjithë ambasadorët, me justifikimin se ato janë emërime politike.