Albin Kurti kritikoi qeverinë Hoti për menaxhimin e krizës së koronavirusit. Në një postim në Facebook, të shtunën, Kurti shkruan se:
“Kosova sot nuk është as shembull i mirë e as shembulli i keq, por thjesht vendi që mban rekordin e numrit të vdekjeve prej virusit”
Ai akuzon se “qeveritarët e ardhur nga të gjitha partitë humbëse kanë mendjen të ndajnë postet dhe tenderat. Partitë tradicionale të korrupsionit, kur nuk e kanë më mundësinë të mashtrojnë votuesin, nuk ndalen më me vrasjen e ndërmarrjeve publike e institucioneve shtetërore, por cënojnë pa kthim edhe shëndetin publik”.
Madje Kurti e quan me ironi si “qeveria koti”, e cila është pandemia e vërtet e Kosovës.