Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti deklaroi se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim ashtu si qytetarët e Kosovës.
Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se do të ketë marrëdhënie të mira me kryeministrin e ri të Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
“Ju falënderoj që i jepni përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë. Shqiptarët kanë nevojë për ndryshime dhe ata të Kosovës. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë, rrjedhimisht dhe e jona.”
Kurti njoftoi se do të orezantojë 3 kandidatë të LVV në Shqipëri të cilët do të garojnë në zgjedhje të prillit.