
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të vaksinohet i pari të hënën me AstraZeneca. Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se Kurti do të vaksinohet në orën 16:00 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
“Kryeministri Albin Kurti do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19”
Të martën do të nisë procesi i vaksinimit të mjekëve dhe personave mbi 80 vjeç në Kosovë. Lajmin e dha Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia gjatë një takimi me Këshillin e Kryetarëve të Komunave, të hënën.
Ministri Vitia, njoftoi kryetarët e komunave se procesi i vaksinimit do të filloj të martën në Klinikën Infektive të Prishtinës, kurse në komuna do të nisë të enjten ose premten e kësaj jave.
Kosova morri të dielën 24 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca, nga nisma e BE-së Covax. Ndërkohë 500 mjekë u vaksinua javën e kaluar në Kukës.