Kush?

Kush?

Përmbytjet e ditëve të shkuara kanë shkaktuar shumë dëme materiale dhe në gjënë e gjallë, por qeveria Rama duket se ja ka “hedhur” duke i shpërqëndruar njërëzit me reformën në drejtësi.

Por dëmin e fundit të përmbytjeve mund ta shmangim akoma.

Duhet të jetë dikush në këtë vend të keqqevrisur dhe të keqadministruar, dikush që e ka bërë shumë mirë punën e tij, dikush që në heshtjen e tij zyrtare ka bërë detyrën e tij me korrektesë dhe profesionalizëm, dikush që akoma nuk e dimë se kush është.

Është e vërtet që ai nuk ka mundur të ndalojë shiun e dendur që të mos shkakotjë tërë ato dëme, që nuk ka mundur të ndalojë paaftësinë e përgjithshme për të shmangur shumë ndodhi shkatërruese, që nuk ka arritur as të ndalojë kryebashkiakun të braktisi qytetin për të folur për të ardhmen e Sri Lankës, por ai pjesën e tij të punës e ka bërë dhe meriton një duartrokitje, e cila i është mohuar për të mos kujtuar mungesën e personave më të rëndësishmë se ai.

Ne duan të dimë emrin apo emrat e tij apo atyre: Kush i ka thënë Zotit Veliaj që do të binte shumë shi?

Ne mendojmë se ai meriton një çmim. Jo ngaqë është hero i madh, pasi ka bërë mirë vetëm punën e tij, por në këto kohë dikush që bënë mirë punën e tij për pak mijra lekë duhet të ngrihet në piedestal ose të paktën të falenderohet publikisht.

Por qeveria nuk e bën sepse nuk dëshiron të flasë për përmbytjet, kryebashkiaku akoma nuk është rikthyer nga arratia e tij dhe shtypi pret urdhëra.

Por ne duam të dimë se cili person në cilën zyrë e paralajmëroi Kryetarin e Bashkisë.

T’i japësh atij hakun nuk do të eliminojë dëmet, por do të ngrohë zemrat e shumë të tjerëve që do të dinë se dikush, i aftë e ndoshta i paguar keq, akoma bënë punën e tij në heshtje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>