Pas shkarkimit të Majlind Lazimit nga drejtimi i Postës Shqiptare, Vangjush Andoni pritet të emërohet së shpejti në këtë post.
Zoti Andoni është aktualisht nëndrejtori i Postës Shqiptare.
Majlind Lazimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shkarkua nga detyra pak ditë më parë. Sipas Zotit Lazimi, shkarkimi është bërë për hakmarrje polike.