Kush është gruaja që krijoi gjurmuesin më të njohur të Covid-19?

Nga Exit News
Kush është gruaja që krijoi gjurmuesin më të njohur të Covid-19?

Lauren Gardner krijoi gjurmuesi më të famshëm të koronavirusit, sistemin e mbledhjes së të dhënave për virusin në Universitetin John Hopkins.

Prej raportimit të rasteve të para të koronavirusit, tabela e Universitetit Johns Hopkins, me të dhëna për rastet e të prekurve, të shëruarve dhe të vdekurve me koronavirus në 188 shtete dhe rajone, është vënë në qendër të përpjekjeve për të luftuar pandeminë nga autoritetet shëndetësore, hulumtuesit dhe politikëbërësit.

Ky projekt i cituar edhe nga Shtëpia e Bardhë, është kthyer në burim të informacionit për gazetarët dhe publikun. Ai numëron mbi 640 milionë klikime ditore.

Gardner, profesore e asociuar e sistemeve civile inxhinierike në Universitetin Johns Hopkins, dhe krijuese e hartës interaktive, ka thënë se nuk e ka menduar se projekti gjurmues, i krijuar brenda ditës, do të merrte vëmendje të tillë.

Mirëpo, ai është përhapur menjëherë, duke u mundësuar njerëzve që të ndjekin shifrat e pandemisë në kohë reale pas raportimit të rasteve në Kinë.

Deri më tani, në gjithë botën janë regjistruar më shumë se 10 milionë raste me sëmundjen Covid-19, dhe rreth 469,000 prej tyre kanë vdekur.

“Atë e kam parë si diçka që do të mund të përmbushte nevojën e hulumtimit, andaj fakti që kjo gjë ka prekur jetën e secilit në planet, është gjë paralele”, ka thënë Gardner, e cila është bashkë-udhëheqëse e Qendrës për Sisteme Shkencore dhe Inxhinieri në Universitetin Johns Hopkins.

“Mendoj se ka rezultuar me mbushje të zbrazëtisë së madhe që ka ekzistuar në të ofruarit e informacioneve për publikun”, ka thënë ajo për revistën amerikane, U.S. News & World Report.

Si erdhi deri të krijimi i tabelës gjurmuese?

Projekti ka lindur më 21 janar, kur Gardner dhe dy studentët e saj ishin takuar në një kafene. Përgjatë diskutimit, ata ishin fokusuar në virusin e paparë deri atëherë, dhe i cili deri në atë periudhë kishte infektuar rreth 200 persona në Kinë, prej nga ishin të dy studentët.

Në po të njëjtën ditë, zyrtarët amerikanë raportuan për rastin e parë me koronavirus në Uashington, një burrë që sapo kishte vizituar krahinën Hubei në Kinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ende nuk e kishte shpallur shpërthimin e virusit si pandemi, dhe sëmundjes, që shkakton koronavirusi, ende nuk i ishte dhënë emri Covid-19.

Përgjatë bisedës, Gardner dhe një prej studentëve të saj, Ensheng Dong, kishin vendosur që të gjurmonin rastet e të infektuarve me virus, dhe harta e parë u publikua më 22 janar.

Projekti kishte fituar aq shumë vëmendje saqë ekipi i Gardnerit kla çdo punë, për t’u fokusuar në zhvillimin e gjurmuesit. Deri në fund të muajit janar, kjo hartë interaktive me të dhëna ka siguruar rreth 200 milionë ndërveprime brenda ditës.

Deri në fund të muajit mars, ajo ishte klikuar mbi 1.2 miliard herë.

“Ka qenë shumë e vështirë në muajt e parë”, ka thënë Gardner, teksa i është referuar ekipit të saj.

Në muajin prill, ajo ka thënë se ekipi i saj nuk ka fjetur shumë dhe se ecja prej shtëpisë së saj në kampus ka qenë koha e saj e vetme e lirë gjatë ditës.


Publikuar më parë tek Radio Evropa e Lirë. 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>