Kush është Mimoza Boçari – gruaja që u dhunua dhe arrestua nga policia

Kush është Mimoza Boçari – gruaja që u dhunua dhe arrestua nga policia

Gruaja—e cila ka reaguar ndaj një polici që po godiste një të ri, duke i hequr atij kapelen dhe që më pas u godit nga policët dhe u arrestua—është Mimoza Boçari.

Mimoza është rreth të 60-ve. Është mjeke e sapo dalë në pension. 20 vitet e fundit ka punuar si kirurge pediatre në Gjermani, ku emigroi në fillim të viteve 1990-të.

Është nënë e tre fëmijëve.

Rrjedh nga një ndër familjet më të shquara në Shqipëri, ish pronar të mëdhenj, të çpronësuar nga regjimi komunist.

Është një nga zërat më të ndjeshëm në vend për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Ishte e vetmja jo socialiste që mori pjesë në grevën e urisë së PS-së në bulevard, në maj 2010.

Është protestuesja që u mundua t’i japë ndihmën e parë dhe në duart e së cilës vdiq Hekuran Deda më 21 janar 2011.

 

Për të parë momentin e dhunës së policisë ndaj qytetares:

Dhunë policore për të mbrojtur hunjtë e Kryebashkiakut Veliaj

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>