Kush i ndihmon politikanët e rëndësishëm si Nancy Pelosi, Jill Biden, Kamala Harris, Angela Merkel, Melania Trump, Hilarry Clinton, Barack Obama, etj, të vishen?
Ata nuk mund të dalin vete të blejnë rroba në një dyqan, apo t’I porosisin online dhe të presin sat ë vij pako.
Imagjinoni Hillary Clinton apo Angela Merkel përpara një samiti ndërkombëtar të dalë e të shpenzojë kohë duke blerë rroba.
Zakonisht personat, të cilët ndihmojnë udhëheqësit të vishen, këshilltarët e modës, nuk emërohen zyrtarisht dhe nuk dalin flasin hapur në media për punën e tyre.
Këshilltarët e modës, nuk janë persona që kërkojnë çdo ditë në dollapin e udhëheqësve për të zgjedhur një bluzë apo një fustan. Ata kërkojnë dhe marrin të gjithë informacionin e duhur mbi takimin, vendin ose mesazhin e takimit, për të ndihmuar udhëheqësit të bëjnë zgjedhjen më të mirë.
Madje, një gazetare amerikane tregon për Neë York Times se nëse dikush guxon të pyesë në Shtëpinë e Bradhë për stilistin e presidentit apo bashkëshortes së tij, nuk merr asnjëherë përgjigje.
Kush janë disa nga stilistët që kanë veshur udhëheqësit më të rëndësishëm?
Michell Obama ka punuar me stilisten Meredith Koop. Ajo më parë se të këshillonte Obamën kishte punuar si shitëse në një dyqan në Çikago. Ndërsa rrobaqepësi i saj i preferuar ishte Christy Rilling.
Melania Trump punoi me stilistin francez Hervé Pierre, i cili modelojë edhe fustani e veshur prej saj në mbrëmjen e inagurimit të presidentit.
Hilari Clinton gjatë fushatës për presidente të SHBA-ve u këshillua nga Anna Wintour, drejtuesja e famshme e revistës Vogue dhe personi më me ndikim në botën e modës.
Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë e cila vesh gjithmoën një xhaketë, punon me stilisten gjermane Schoenbach. Punët e stilistet janë ekskluzive. Ato gjenden vetëm në shtëpinë e saj ët modës në Hamburg, e cila mund të vizitohet vetëm duke lënë takim më parë.
Jackie Kennedy, Zonja e parë e SHBA-ve, e cila bëri revolucion në menyrën e të veshurës në botë, u këshillua nga Valentino Garavani dhe Oleg Casini.
Nancy Reagan ka punuar me James Galanos, sytilisti i famshëm amerikan.
Pse është e rëndësishme veshja e politikanëve?
Në politikë një fustan ose një krevat nuk është vetëm një fustan apo vetëm një krevat, është një mjet komunikimi.
Duke marrë parasysh se sa shumë të ngarkuar janë, asnjë nga udhëheqësit politik nuk ka kohë të humbë duke gjetur se çfarë do të të vesh çdo mëngjes dhe çfarë ajo do të komunikojë politikisht.
Ata nuk mund të dalin të blejnë rroba në një dyqan si gjithë njerëzit e tjerë për shkak të sigurisë dhe profilit të lartë (Dhe me siguri ata nuk kanë për të harxuar online dhe pastaj t’i porosisin dhe t’i marrin pakot tek dera e shtëpisë).
Aktivitetet politike, si fjalimet e fushatës, samitet ndërkombëtare apo dëgjesat pulike, kërkojnë të kërkosh për kulturën e të veshur, traditën si dhe të analizohen për kuptimet dhe keqkuptimet politike që mund të lindin prej tyre.
Dhe këta udhëheqës nuk kanë kohë, të bëjnë këtë punë përditë. Në vecanti, duke qënë se komunikimi ëshët bërë gjithmonë e më shumë vizual falë medias sociale, ku fotot bëhën më shumë shpejt virale se sa teksti, veshja në vetvete, e cila nuk kërkon përkthyes, ëshët bërë një mjet i fuqishëm komunikimi.
Barack Obama e pranoi rëndësinë e komunikimit përmes veshjes gjatë një interviste me Michael Leëis për rezistën Vanity Fair. Ai shpjegoi pse gjatë kohës së ti si president ai veshi vetëm kostume ngjyrë gri ose blu. “Unë këtovendime ia lë të tjerëve”, tha ai. “Nuk dua të marr vendime se çfarë do të vesh apo se çfarë do të ha”. Një herë të vetme që Obama ndryshoi ngjyrën e kostumit, ai u kritikua se përmes veshjes tregoi dobësi të SHBA-ve ndaj ISIS.