Kushi studentëve: Mësimi online u rekomandua nga ekspertët

Nga Exit News
Kushi studentëve: Mësimi online u rekomandua nga ekspertët

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se vendimi për zhvillimin e mësimit online për të gjithë universitetet, ishte një vendim i vështirë që u mor me rekomandimet e Komitetit të Ekspertëve anti-Covid.

Gjatë ceremonisë së rihapjes pas 10 vitesh të Universitetit të Forcave të Armatosura, të hënën, Kushi u shpreh se e vetmja mënyrë se si studentët dhe pedagogët mund ta kalojnë këtë situatë të vështirë, është që ta shohin mësimi online jo si pengesë, por si urë të re për të përballuar sfida të tjera të panjohura.

“Nuk është aspak e këndshme të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazëta. Janë rrethana që s’mund t’i shmangim, por t’i përballojmë, me sa më shumë qetësi, vendosmëri e kurajo.

Sfidat aktuale i shoh jo vetëm si pengesa, por dhe ura që na orientojnë drejt urave të reja.

Kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë, për përballimin dhe parandalimin që mund të na vijnë nga të panjohura më të mëdha si COVID-19.”

Mëngjesin e së hënës, dhjetra studentë protestuan kundër vendimit të qeverisë për të zhvilluar mësimin online.

Studentët i bënë thirrje ministrisë që të miratojë nisjen e mësimit në auditore, pasi virtualisht është e pamundur të zhvillohet një process normal mësimi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>