Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se universitetet do të zhvillojnë një muaj mësim online.
Në një intervistë për Report Tv, Kushi tha se kjo do jetë një situatë e përkohshme dhe vendimi u mor për të shmangur rritjen e të infektuarve.
“Vendimi u mor vetëm për një muaj, dhe nuk duhet ta quajmë sikur u mbyllën universitetet, por vetëm për një periudhë pikërisht për të mos përhapur infeksionin. I mirëkuptoj që duan të jenë në auditore, por situatë është e tillë, rreziku është shumë i lartë dhe duhet të tregojnë durim”
Kushi pohoi se pagesat e studentëve janë shtyrë për në nëntor.
Në lidhje me mësimin parauniversitar, Kushi tha se nga 1760 shkolla, 1100 shkolla e zhvillojnë vetëm me një turn.
Ndërkohë ajo nuk përjashtoi mundësinë për të rikthyer online edhe parashkollorin nëse do jetë e nevojshme