Gjermania e ka futur Shqipërinë sërish në listën e vendeve me rrezik të lartë nga COVID-19 pas rritjes së numrit të infektuarve javët e fundit si pasojë e variantit delta.
Ambasada gjermane në Tiranë njofton se duke nisur nga 5 shtatori për të hyrë në Gjermani, shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të regjistrohen në faqen e internetit einreiseanmeldung.de para udhëtimit
- Gjatë regjistrimit të ngarkojnë një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar
Në rast se asnjë nga këto dokumente nuk mund të paraqitet atëherë duhet:
- Test që tregon se jeni negativ ndaj COVID-19
- Pas mbërritjes duhet të karantinoheni për dhjetë ditë.
Pas pesë ditësh, mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ mund t’i jepni fund karantinës.