
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 9 qershor kërkesën e partisë Bindja Demokratike për mënyrën e ndarjes së mandateve brenda koalicionit.
Bindja Demokratike paraqiti më 29 dhjetor 2020 kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon ndarjen e mandateve brenda koalicionit.
Përfaqësuesi i BD, Fabian Topollaj argumetoi se ky nen cenoi barazinë e votës si dhe shkeli parimin e listës së hapur. Ai tha se ky nen bie ndesh dhe me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.