Kuvendi votoi sot emërimin e katër ministrave të rinj Xhafaj, Shalsi, Manastriliu dhe Xhaçka.
Fatmir Xhafaj u votua më 76 vota pro si ministër i Brendshëm.
Eduard Shalsi u votua me 76 vota si ministër i Çështjeve Vendore
Ogerta Manastirliu u votua me 79 vota pro si ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka u votua me 79 vota pro si ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Po ashtu, kuvendi miratoi dhe shkarkimin e katër ministra Tahiri, Çuçi, Beqaj e Klosi.
Në seancë mungoi kreu i Kuvendit Ilir Meta, i cili ishte i pranishëm në aktivitetet për Urdhrin e Mjekut Veterinar. Gjithashtu, dy deputetet e nismës LIBRA, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk morën pjesë në votim.
Votimi u krye pa prezencën e opozitës, e cila prej më shumë se një muaj ka bojkotuar punimet e kuvendit.