
Kuvendi ka shpallur të shtunën vendet e lira për zyrtarët e rinj të Komisionit të ri të Zgjedhjeve, ristrukturuar pas ndryshimeve të kushtetutës në bazë të marrëveshjes së 5 qershorit.
Vendet për të cilat mund të aplikohet janë:
– Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve;
– Nënkomisioner Shtetëror të Zgjedhjeve;
– 5 anëtarë të Komisionit Rregullator;
– 5 anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Kush mund të konkurrojë për këto poste?
Sipas kritereve, për pozicionin e Komisionerit, Nënkomisionerit, dhe anëtarët e Komisionit Rregullator mund të garojnë ata qytetarë që vijnë nga radhët e ish-funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të-ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.
Ndërsa për anëtarët e Komisionit të Ankimimeve, mund të aplikojnë ata që vijën nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-këshilltarëve në Gjykatën Kushtetuese ose në Gjykatën e Lartë, ish-anëtarëve të KQZ-së, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues ose të juristëve në profesion të lirë, me përvojë në gjykime administrative.
Afati i fundit për të aplikuar është 18 shtatori.
Siç Exit News ka sqaruar më parë, KQZ do të përbëhet tani nga tre trupa të pavarura vendim-marrës: një trupë me pesë anëtarë që përcakton rregullat dhe udhëzimet, një trupë me pesë anëtarë që shqyrton ankimet dhe një person që do të në praktikë të gjitha veprimtarinë për mbatjen e zgjedhjeve, i cili do të drejtojë edhe administratën e KQZ-së.