Kuvendi i Kosovës ka miratuar, mbrëmjen e së martës, buxhetin për vitin 2021.
Buxheti u miratua me 85 vota pro dhe mori votat e LDK-së, PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Seanca e së martës ku u miratua buxheti, është e fundit për këtë parlament – ai do të shpërndahet për t’i lënë vend zgjedhjeve të parakohshme.
Miratimi i planin të buxhetit 2021 përpara se kuvendi të shkrihej, ishte kërkesë e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti.
Bashkimi Europian, po ashtu, bëri thirrje për miratimin e buxhetit të Kosovës përpara zgjedhjeve të reja parlamentare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për qeverinë Hoti.
Gjykata Kushtetuese vendosi të shpallë jokushtetuese zgjedhjen e qeverisë Hoti për shkak të votës së deputetit Etem Arfi, që sipas vendimit, është jo e vlefshme.