Kuvendi i Kosovës shqyrton sot projektbuxhetin

Nga Exit News
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot projektbuxhetin

Kuvendi i Kosovë do të shqyrtojë të hënën projektbuxhetin.

Projektligji për buxhetin është dërguar në Kuvend nga qeverisë në detyrë pasi është shqyrtuar në Komisionin për buxhet dhe transfere.

Bashkimi Europian bëri thirrje për miratimin e buxhetit të Kosovës përpara zgjedhjeve të reja parlamentare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti.

Gjykata Kushtetuese vendosi të shpallë jokushtetuese zgjedhjen e qeverisë  Hoti për shkak të votës së deputetit Etem Arfi, që sipas vendimit, është jo e vlefshme.

Të hënën, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Hotit është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi.

Ndaj Etem Arifit ka një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Jemi në dijeni për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe presim botimin e plotë të këtij vendimi. Tani u takon institucioneve të Kosovës që t’i bëjnë hapat e ardhshëm përkatës, në përputhje me vendimin”, tha një zëdhënës i BE-së për Radio Evropa e Lirë.

Është posaçërisht e rëndësishme që buxheti për vitin 2021 të miratohet dhe kalohet nga kjo përbërje e Kuvendit, sa më parë që të jetë e mundur”, shtoi zëdhënësi i BE-së.

Thirrja e BE-së për miratimin sa më shpejtë të buxhetit vjen pas kërkesave ndaj Kosovës për t’i respektuar dhe zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani në dialog.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>