
Kuvendi vendosi mbajtjen e mbledhjeve te komisioneve të përhershme parlamentare me praninë fizike të deputetëve.
Deputetët duhet të parqesin çërtifikatën e vaksinimit ose testin PCR të kryer 48 orë para seancës ose mbledhjes, shkruhet në projekvendimin e Kuvendit, të publikuar të premten.
Më herët Kuvendi kishte vendosur mbajtjen e mbledhjeve të komisioneve vetëm online. Por pas kundërshtisë së vendimit nga deputetët e PD-së, Kuvendi e rishqyrtoi vendimin duke lejuar praninë fizike të deputetëve.
Komisionet e kësaj jave nuk u zhvilluan për shkak të mos pranimit të pjesmarrjes online nga deputetët e opozitës.