Nga 4 janari, kryeministri Rama nuk është më ministër i Jashtëm. Kuvendi miratoi, të hënën, shkarkimin e Ramës dhe emërimin e Olta Xhaçkës në vend të tij.
Vendimi për shkarkimi e Ramës u mor me 95 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim.
Ndërsa vendimi për emërimin e Xhaçkës u mor me 94 vota pro, katër kundër dhe një abstenim.
Po ashtu Kuvendi miratoi me 94 vota pro dhe emërimin e Niko Peleshit si ministër i Mbrojtes, në vend të Xhaçkës.
Në 31 dhjetor, Presidenti Ilir Meta dekretoi Xhaçkën si Ministre të Jashtme dhe Peleshin si ministër të mbrojtjes.
Xhaçka dhe Peleshi u propozuan nga kryeministri Edi Rama të mërkurën për të drejtuar këto ministri.
Ky vendim i Ramës erdhi pas dorëheqjes së zëvendës ministrit Gent Cakaj.