Ndryshime në qeveri: Largohet Cakaj, Xhaçka ministre e jashtme, Peleshi i mbrojtjes

Nga Exit News
Ndryshime në qeveri: Largohet Cakaj, Xhaçka ministre e jashtme, Peleshi i mbrojtjes

Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e jashtme ndërsa Niko Peleshi do të jetë ministër i Mbrojtjes.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter.

Ai shkruan:

Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”

Rama falenderoi Cakajn për punën e tij gjatë kësaj periudhe duke njoftuar se ai do të jetë pjesë e kabinetit të tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>