Kuvendi pyet Venecian,si të emërojë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pa betimin tek Presidenti

Kuvendi pyet Venecian,si të emërojë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pa betimin tek Presidenti

Kuvendi i është drejtuar më 30 dhjetor Komisionit të Venecias për një mendim ligjor, lidhur me fillimin e detyrës së gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, në rastin kur ata emërohen nga Kuvendi por Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit. Letra u publikua dje nga Balkanweb.

Duket se kërkesa e Kuvendit për Komisionin e Venecias ka për qëllim kryesor gjetjen e justifikimit ligjor për të shmangur situata si ajo në rastin e Arta Vorpsit, e cila u emërua si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, por nuk e nisi detyrën sepse Presidenti nuk e thirri në ceremoninë e betimit, i cili emëroi për të njëjtin vend Marsida Xhaferrllarin.

Kjo është hera e dytë që shumica socialiste përpiqet të gjej një zgjidhje për emërimin e anëtarëve të GjK duke shmangur Presidentin.

Në dhjetor 2019, Qeveria hartoi dy projekt-ligje për të ndryshuar mënyrën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, përpara fillimit të detyrës, duke e bërë të panevojshëm betimin para Presidentit të Republikës. Të dyja propozimet ligjore binin ndesh më një nga parimet bazë të shtetit të së drejtës: ligji duhet të ketë karakter të përgjithshëm dhe është direkt i zbatueshëm nga momenti kur hyn në fuqi.

Kujtojmë se fillimi i detyrës së gjyqatrit të GjK është e sanksionuar në nenin 129 të Kushtetutës, i cili përcakton se “gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”, jo vetëm duke përcaktuar Presidentin si të vetmin autoritet për betimin, por duke përcaktuar se betimi bëhet fizikisht “para” Presidentit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>