
Forcat e Sigurisë së Kosovës do të marrin pjesë në misione paqeruajtëse jashtë vendit.
Kuvendi i Kosovës votoi të martën për dërgimin e kontingjentit të FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës në SHBA, në misione paqëruajtëse jashtë vendit.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, në fjalimin e tij përpara Kuvendit të Kosovës tha se profesionalizmi dhe përkushtimi i forcave të FSK-së, kanë bërë që ajo të fitojë besimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të qenë krah forcave paqeruajtëse në misione ndërkombëtare.
FSK-ja, deri më tani, nuk ka marrë pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë vendit.
Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura.