Në seancën e 23 korrikut në kuvend pritet të miratohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor bërë nga marrëveshja e 5 qershorit mes PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdarit në Këshillin Politik.
Për miratimin e ndryshimeve në Kod duhet 84 vota.
Në 21 korrik, Rama dhe tre grupet parlamentare në opozitë firmosën marrëveshjen për reformën zgjedhore, pjesë e së cilës ishte dhe kërkesa për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit në datë 23 Korrik në Parlament.
Edmond Stojku dhe Nimet Musai, kryetarët e grupeve ‘Demokraci dhe drejtësi’ dhe grupit ‘Të pavarur’ duket se kanë rënë dakord ta votojnë kodin e ri.
Por kreu i grupit parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi ka treguar për mediat se krahas firmës, në marrëveshje ka shënuar se janë kundër marrëveshjes së 5 qershorit, të arritur në Këshillin Politik ndaj nuk do ta votojnë atë në Parlament në 23 Korrik.