
Kuvendi do të zgjedhë të hënën në orën 17:00 organet drejtuese të Kuvendit, sipas njoftimit për media, të shtunën.
Të premten në seancën e parë plenare, deputetët votuan Lindita Nikollën si kryetare të Kuvendit.
Ajo u propozua më parë nga kryeministri Edi Rama. Zëvendës kryetar i Kuvendit, i propozuar nga PD është Enkelejd Alibeaj.
Në Kuvend morrën pjesë edhe deputetët e opozitës pas 30 muajsh mungesë.