Kuvendi do të zhvillojë të hënën seancën e rradhës plenare ku është kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama.
8 deputetë të opozitës kanë kërkuar që kryeministri t’i përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:
- Sa punonjës policie janë dëmtuar nga revolta?
- Sa të rinj mbi 18 vjeç janë arrestuar?
- Sa minorenë janë ndaluar dhe dhunuar?
- Pse keni kërkuar të jeni i pranishëm pranë familjes së Klodian Rashës për ngushëllim?
- Sa është numri i vdekjeve dhe të prekurve me COVID-19 dhe çfarë masash ka marrë qeveria për përballimin dhe menaxhimin e situatës së rëndë të pandemisë, referuar rasteve në rritje?
Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë disa ndryshime në buxhetin e shtetit dhe në ligjin për barnat si dhe projektligjin për marrëveshjen me kompanitë “S2 Albania” shpk dhe “Rapiscan systems” INC “ për koncesionin e skanimit të kontejnerëve e automjeteve.
Sot pritet të zgjidhet dhe kryetari i ri i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, ku në garë janë Gaspër Marku dhe Leka Bungo.