Kuvendi zhvillon interpelancë me kryeministrin Rama

Nga Exit News
Kuvendi zhvillon interpelancë me kryeministrin Rama

Kuvendi do të zhvillojë të hënën seancën e rradhës plenare ku është kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

8 deputetë të opozitës kanë kërkuar që kryeministri t’i përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:

  • Sa punonjës policie janë dëmtuar nga revolta?
  • Sa të rinj mbi 18 vjeç janë arrestuar?
  • Sa minorenë janë ndaluar dhe dhunuar?
  • Pse keni kërkuar të jeni i pranishëm pranë familjes së Klodian Rashës për ngushëllim?
  • Sa është numri i vdekjeve dhe të prekurve me COVID-19 dhe çfarë masash ka marrë qeveria për përballimin dhe menaxhimin e situatës së rëndë të pandemisë, referuar rasteve në rritje?

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë disa ndryshime në buxhetin e shtetit dhe në ligjin për barnat si dhe projektligjin për marrëveshjen me kompanitë “S2 Albania” shpk dhe “Rapiscan systems” INC “ për koncesionin e skanimit të kontejnerëve e automjeteve.

Sot pritet të zgjidhet dhe kryetari i ri i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, ku në garë janë Gaspër Marku dhe Leka Bungo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>