Lajçak: Krijimi i Asociacionit detyrim i Kosovës nga marrëveshja e 2013, të bëhet pas arritjes së marrëveshjes mes palëve

Nga Exit News
Lajçak: Krijimi i Asociacionit detyrim i Kosovës nga marrëveshja e 2013, të bëhet pas arritjes së marrëveshjes mes palëve

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë tha se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është detyrim që ka marrë Kosova me marrëveshjen e vitit 2013.

Lajçak u shpreh se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës duhet të bëhet menjëherë pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Gjëja tjetër është të diskutojmë mbi statutin dhe kjo është ajo që ne presim. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Marrëveshja do të fillojë të zbatohet pas nënshkrimit. Pra, kjo do të thotë që zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit, do të pasojë nënshkrimin e marrëveshjes. Por, detajet e Asociacionit duhet të dakordohen si pjesë e negociatave, sepse nuk duhet të mungojë qartësia e ndonjë çështjeje në momentin e nënshkrimit”

Lajçak deklaroi Kosova do të respektojë të gjitha angazhimet e saj, përfshirë atë për krijimin e Asociacionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>