Lajçak nga Beogradi: Të rinisë sa më parë dialogu Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Lajçak nga Beogradi: Të rinisë sa më parë dialogu Kosovë-Serbi

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se BE dhe ai janë të gatshëm të rinisin sa më parë bisedimet për zgjidhjen e konfliktit mes dy vendeve.

Pas një takimi me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Beograd, në 22 qershor, Lajçak u shpreh:

“Jam i gatshëm dhe i përkushtuar për të vazhduar dialogun pa vonesë të mëtejshme dhe për t’i ndihmuar të dy palët të punojnë në një marrëveshje që do të normalizojë marrëdhëniet dhe do të zgjidhë të gjitha çështjet, dhe e cila do të jetë e pranueshme si për rajonin ashtu edhe për Bashkimin Evropian.”

Lajçak theksoi se e ardhmja europiane e Serbisë varet ngushtësisht nga zgjidhja e konfliktit me Kosovën.

Ndërsa presidenti Vuçiç shprehu gatishmërinë e rinisjes së negociatave me Kosovës dhe tha se i takon Lajçakut të vendosë datën e takimit.

Vizita e Lajçakut në Beograd vijon vizitën e tij në Prishtinë, disa ditë më parë. Në takimet me qeverinë Hoti, Lajçak theksoi nevojën për të nisur sa parë bisedimet Kosovë-Serbi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>