Lajçak shuan çdo dyshim për ndryshim të kufijve Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Lajçak shuan çdo dyshim për ndryshim të kufijve Kosovë-Serbi

Marrëveshja Serbi-Kosovë ka për detyrë arritjen e një marreveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe sheshim e çështjeve të hapura.

Kështu u shpreh, në një intervistë për të gazetën gjermane, Wiener Zeitung, më 10 tetor, i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak.

Pyetjes se çfarë do të ndodh me dialogun nëse Serbia nuk pranon të njohë Kosovën si shtet i pavarur, Lajçak ju përgjigj:

“Ne kemi rënë dakord të bisedojmë për atë që do të përfshihet në marrëveshje. Ka disa tekste të proprozuara mbi çështjen e të humburve, dhe bashkëpunimit ekonomik. Por ka edhe çështje të ndërlikuara si ajo e asosiacionit të komunave serbe. Palët kanë rënë dakord më 2015, por ende asgjë nuk ka nisur”.

Lajçak njoftoi se vendet evropiane do të diskutojnë mbi mbështetjen që do t’i japin Kosovës dhe Serbisë në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm.

Ndërsa i pyetur për propozimin e SHBA-ve për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçka theksoi se:

“Disa mendojnë se është mirë që të dy vendet të arrijnë në një marrëveshje të tillë. Por çmimi do të ishte shumë i lartë. Ne duhet të garantojmë standartet evropiane dhe të ndihmojnë qendrueshmërinë në rajon. Ndryshimi i kufijve mund të ketë efekt të kundërt”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>