Lajçak takon sot Thaçin për Asociacionin e komunave serbe

Nga Exit News
Lajçak takon sot Thaçin për Asociacionin e komunave serbe

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet, të mërkurën, me presidentin Hashim Thaçi dhe liderët e tjerë politikë të vendit.

Kjo është dita e dytë e vizitës së Lajçakut në Kosovë.

Qëllimi kryesor i vizitës së Lajçakut është për të diskutuar për zhbllokimin e çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kosova ka thënë se nuk dëshiron ta hapë më çështjen e këtij Asociacioni, por Serbia insiston që të bisedohet për të.
Formimi i tij është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur në disa raste se çështja e Asociacionit është një temë tashmë e mbyllur.

Lajçak pritet të flaës për këtë temë me presidentin Thaçi dhe krerët e partive të parlamentit Kurti, Veseli, Haradinaj, Limaj e Pacolli.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>