Presidenti Ilir Meta ka falenderuar kryetarin e Komisionit të Jashmtëm në Parlamentin Europian, David McAllister për apelin që i bëri qeverisë Rama dhe kuvendit për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, para se të rimiratojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Në një status në Facebook, Meta shkruan se parlamenti ka kohë të reflektojë.
“E falënderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme.
Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën.
Ka ende kohë për reflektim!”
Më herët, McAllister pohoi se votimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor para opinionit të Venecias do të kishte ndikim në zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare.