Lame për akuzat e PD-së: Kadastra ka bërë punën e saj

Nga Exit News
Lame për akuzat e PD-së: Kadastra ka bërë punën e saj

Artan Lame, drejtori i Kadastrës u shpreh se denoncimet e Partisë Demokratike, PD në Prokurori, tregojnë se institucioni ka bërë punën.

“Për herë të parë në histori denoncohet një institucion se pse ka kryer detyrën e vet! Kadastra Shqiptare ka dhënë gjithë shërbimet e saj për aplikimet e qytarëve”, u shpreh Artan Lame, gjatë dhënies së dokumentit të legalizimit për xhaminë e Lushnjes, sot, 13 maj.

Lame u shpreh se Kadastra ka legalizuar vetëm tokën bujqësore. Ai shtoi se gjatë muajve të fushatës dhënia e legalizime ka rënë.

PD ka akuzuar në SPAK, ministren Balluku dhe zyrtarët e Kadastrës për dhënien e lejeve të legalizimit me qëllim blerjen e votës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>