Edi Rama, 10 janar 2015:
“Shumë prej nesh i kanë konsideruar karikaturat e Charlie Hebdo-së si fyese, raciste apo qëllimisht provokuese. Së bashku me profetin Muhamet, Charlie ka shënjestruar edhe Jezu Krishtin, Papën, emigrantët, çifutët, murgeshat e plot akoma. Por liria e shprehjes është kollaj të mbështetet deri në çastin kur na kërkohet të ngrihemi në këmbë për të mos lejuar shtypjen e shprehjes së lirë që nuk na vjen për shtat. Pikërisht në vlerën e këtij çasti qëndron edhe vlera e pakufishme e lirisë në botën që kemi zgjedhur, botën e lirë. Sot, duke u bërë pjesë e marshimit të Parisit përmes një klikimi, ti ndihmon që ky mesazh themelor për ekzistencën e botës së lirë të përcillet qartë si një mesazh uniteti global.”
Edi Rama, mes tetori 2015:
“Shpifja e kryer botërisht ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, me qëllim atribuimin atij të një fakti që parashikohet nga ligji si vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”