LDK-ja gjobitet për shkelje të masave anti-COVID

Nga Exit News
LDK-ja gjobitet për shkelje të masave anti-COVID

Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro nga Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë pasi ka thyer rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri shprehet se askush nuk është mbi ligjin dhe i ka bërë thirrje partive politike të respektojnë vendimet që i kanë votuar vetë.

“Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë.”, shkruan Tahiri në Facebook.

LDK-ja ka mbajtur një mbledhje në Prishtinë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohëshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Mbledhja është konsideruar në shkelje të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>