Lega: Shqipëria e fortë me gazetarët, e butë me bosët e krimit

Nga Exit News
Lega: Shqipëria e fortë me gazetarët, e butë me bosët e krimit

David Lega, raportues për Shqipërinë në grupin e Partive Popullore Evropiane në PE dënoi paketën e ashtuquajtur anti shpifje të miratuar nga qeveria.

“Paketa e propozuar antishpifje është e turpshme antikushtetuese dhe shkel principet e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut, shkel lirinë e shprehjes dhe të mendimit dhe do të dëmtojë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, tha ai në seancën plenare të PE, më 22 qershor.

Lega e akuzoi qeverinë se është e fortë tek gazetarët dhe e butë më kriminelët.

Shqipëria duhet të bëj çdo gjë të mbroj të drejtën e fjalës dhe të luftojë bosët e krimit. Shqipëria duhet të tregojë se e meriton anëtarësimin në BE. Anëtarësimi në BE është privilegj që duhet të meritohet”, përfundoi Lega.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>