![Screen Shot at Leja për punë sezonale në Greqi shtyhet deri në 31 dhjetor 2020](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/07/Screen-Shot-2020-07-26-at-11.05.35.png)
Greqia shtyn deri në 31 dhketor të këtij viti lejen e posaçme për punonjësit sezonal.
Sipas Top Channel, drejtoritë e emigracionit janë njoftuar qytetarët që të aplikojnë për punonjës sezonalë deri në 31 dhjetor 2020.
Procedura e aplikimit mbetet e njëjtë si më parë.
Në Greqi nga maji i këtij viti, janë punësuar në sektorin e bujqësisë mbi 30.000 emigrantë, pjesa më e madhe shtetas shqiptarë.