Lejimi i HEC-eve në Parkun Kombëtar të Lurës, paditen zyrtarët përgjegjës

Nga Exit News
Lejimi i HEC-eve në Parkun Kombëtar të Lurës, paditen zyrtarët përgjegjës

Banorët e Zall Gjoçajt kallëzuan ministrin e Mjedisit Blendi Klosi në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për lejimin e ndërtimit të HEC-eve “Sekë” dhe “Zais”, në Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj.

Gjykata Administrative Tiranë vendosi më 25 janar vazhdimin e punimeve të ndërtimit të HEC-eve “Sekë” dhe “Zais”, në Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj. Ndërsa në 18 janar, Gjykata Administrative i hoqi kompanisë ndërtuese të hidrocentraleve të drejtën për të prodhuar energji brenda zonës së mbrojtur.

Hidrocentralet Sekë dhe Zais morën leje ndërtimi më 3 tetor të 2018. Dy hidrocentralet në fjalë janë pjesë e rreth 100 hidrocentraleve, të cilave qeveria Rama u ka dhënë leje ndërtimi.

Banorët e fshatit Zais i kanë kundërshtuar projektet me argumentimin se këto vepra hidroenergjitike do t’u marrin burimet ujore dhe do të dëmtojnë zonën. Ata kanë protestuar që në fillim të vitit 2019. Protesta janë organizuar edhe në Tiranë, përpara Kryeministrisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>