Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli priti të mërkurën ambasadorin e BE-së Luigi Soreca në Vlorë, për të njoftuar nisjen e fushatës së ndihmës së BE-së për Shqipërinë.
Ambasadori Soreca u shpreh se fushata do të fokusohet në fusha si transporti dhe bujqësia:
“Kjo fushatë do zgjasi deri në 15 dhjetor 2020, një datë e rëndësishme për Shqipërinë. Kjo për arsye se 15 dhjetori 2010 korespondon me momentin kur qytetarët shqiptarë udhëtuan në BE pa viza. Dhe besoj se ky është rezultati i prekshëm çfarë mund të bëjë BE për Shqiperinë.
Dhe unë personalisht kam qenë në Bruksel kur ka arritur avioni i parë shqiptar pa viza. Pra BE është këtu me ju për t’iu përgatitur të gjithëve që ju të bëheni anëtarët e ardhshëm të BE-së. Dhe është kënaqësi që jam ne Vlorë për lancinim e kësaj fushate, pasi Vlora është një qytet vërtet ndërkombëtar.”