Lënia e medias jashtë komisioneve, Kuvendi: Sistemi i rekomanduar nga BE, nuk censuron median

Nga Exit News
Lënia e medias jashtë komisioneve, Kuvendi: Sistemi i rekomanduar nga BE, nuk censuron median

Kuvendi ka reaguar pas protestës së gazetarëve për vendimin e Kryesisë për të lënë median jashtë mbledhjeve të komisioneve.

Në një përgjigje zyrtare, Kuvendi shprehet se vendimi i kryesisë nuk ka për qëllim të censurojë median por ai vjen pas vënies në punë të sistemit të ri audio-video për pasqyrimin e punës së komisioneve.

Kryesia e Kuvendit vendosi që punonjësit e medias të mos jenë më të pranishëm në mbledhjet e komisioneve parlamentare por t’i ndjekin ato nga një dhomë e veçantë përmes një sistemi audio-video.

Sistemi i ri audio-video është rekomanduar, financuar, konceptuar dhe ndërtuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, sipas Kuvendit. Ndërtimi i sistemit filloi në janar 2018 dhe përfundoi në korrik 2019. Në qershor 2020 sistemi u certifikua nga misioni i auditit të BE-së.

Kuvendi thotë se nuk po instalon asnjë regji qendrore dhe se gazetarët nga dhoma e medias komandojnë se çfarë duan të ndjekin dhe përzgjedhin çdo pamje apo detaj që dëshirojnë të transmetojnë.

“Televizionet marrin njëkohësisht disa sinjale për të njëjtin komision: sinjalin e pamjes së përgjithshme të sallës, sinjalin audio të mikrofonit aktiv dhe ambiental, si edhe sinjalin që fokuson folësin aktiv me sinjal audio-video”, thuhet në reagimin e Kuvendit.

Në përgjigjen e Kuvendit thuhet se media është informuar që nga fillimi i prezantimit të këtij projekti dhe deri më sot.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>